Presidentja në Parlamentin Evropian: E kaltra dhe e verdha, ngjyrat e Kosovës, Ukrainës, e ngjyrat e Evropës, ngjyrat e lirisë

Presidentja mban broshin e punuar nga gratë që i mbijetuan dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.
Asgjë nuk e ilustron këtë më fuqishëm sesa ngjyrat e përbashkëta të flamujve tanë – e kaltërta dhe e verdha. Dy ngjyra që tregojnë një histori.
Qielli blu dhe dielli i verdhë.
Së bashku, këto ngjyra përfaqësojnë shpresën për një agim të ri.
Për Ukrainën dhe për Kosovën, ai agim i ri është një paqe e drejtë dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Për Evropën, është forca e shtuar nga aleancat e reja dhe uniteti.
E kaltra dhe e verdha, ngjyrat e Kosovës, ngjyrat e Ukrainës, ngjyrat e Evropës, ngjyrat e lirisë.🇽🇰🇪🇺🇺🇦