“Presidentja nuk i ofroi Dakës as dekoratë, as mirënjohje”

Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Artan Murati ka reaguar pas raportimeve se presidentja Osmani i ka ofruar Valdete Dakës mirënjohje presidenciale.
Ai tha se si dëshmitar i takimit të sotëm, Osmani nuk i ka ofruar Dakës as dekoratë e as mirënjohje presidenciale.
“Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar ai.