75 Mall Live Search
11:55 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Presidentja Osmani apel qytetarëve për të votuar: Kosova demokracia më e zhvilluar në rajon

Pasi priti disa minuta në radhë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi votën e saj në një nga qendrat e votimit të Prishtinës.

“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej, dhe sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili determinohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre dhe të gjithë vendin tonë”, ka deklaruar Osmani pasi që ka votuar.