75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / S Z

Presidentja Osmani dekoron SHSKUK-në me medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka dekoruar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin dhe humanizmin e treguar gjatë pandemisë Covid 19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se presidentja Osmani ka ndarë mirënjohje “për kontribut të shquar dhe humanizmin e pashoq të treguar gjatë pandemisë Covid 19”, duke vlerësuar lartë ShSKUK-në, për  meritat në menaxhim të suksesshëm të punës gjatë Pandemisë së Covid-19.

Në njoftim po ashtu thuhet se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve mbështetës, deri në rrezikim të jetës dhe shëndetit personal, bëri që Pandemia e Covid-19, të menaxhohet me sukses nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Me rastin e vlerësimit dhe pranimit të mirënjohës nga Presidentja, përkujtojmë mjekët dhe infermierët tanë që gjatë kujdesit për pacientë u infektuan me Covid-19, nuk kursyen as jetën e tyre, duke u flijuar për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /IndeksOnline/