75 Mall Live Search
09:21 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / AR

Presidentja Osmani dekoron sot Ismail Kadarenë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim shkrimtarin Ismail Kadare.

Osmani do ta dekorojë Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Takimi do të fillojnë nga ora 14:15.

Kujtojmë që dje shkrimtari shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, ka marrë pjesë në edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Prishtinë./Indeksonline/