Presidentja Osmani e pret Rutten e NATO-s me ceremoni shtetërore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, së bashku me me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut po qëndron në një vizitë në Kosovë.
Shefi i NATO-s Rutte është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ku është pritur në mënyrë ceremoniale.
Pas takimit Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media.
Ndërsa pas takimit me presidenten Osmani, Rutte do të takohet dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Takim ky i cili pritet të fillojë në ora 14:50.