75 Mall Live Search
14:42 / E Diele, 16 Maj 2021 / OSH

Presidentja Osmani: Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes së tij.

Osmani ka shkruar se fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë se Republikës së Kosovës i duhet Ukshin Hoti.

Postimi i plotë:

Më 16 maj të vitit 1999, atdhetari e mendimtari Ukshin Hoti u lirua nga Burgu i Dubravës. Që prej asaj dite asgjë për fatin e tij, përpos kujtimit të çdovitshëm dhe rëndimit të ndërgjegjes sonë për mendimtarin politik, i cili prej 22-vjetësh vazhdon të mbetet në listat e të pagjeturve, të cilët janë rrëmbyer dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb.

Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë, ndaj përpjekja këmbëngulëse për zbardhjen e fatit të tij nuk duhet të pushojë asnjë ditë.Me një vepër të bukur politike mund të shpëtohet një popull, thoshte Ukshin Hoti. Ai e nisi idenë e “veprës së bukur politike”, për lirinë, republikën dhe demokracinë, porse synimi i mendimtarit politik e filozofik mbeti në gjysmë.Republika e tij është bërë. Dy dekada në kërkim të tij, Republikës i duhet Ukshin Hoti.Çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të cilët u zhdukën dhunshëm nga regjimi serb, është prioritet i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon!