75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / MSH

Presidentja Osmani i bashkohet rrjetit Threads

Pak orë pasi u lansua, rrjeti social Threads theu rekorde të përdoruesve të rinj.

Ndonëse nuk ishte akoma i çasshëm në Evropë, Threads për 7 orë u bë me mbi 10 milionë përdorues.

Teksa rrjeti social po rritet, pjesë e tij po bëhen edhe figura të rëndësishme.

Edhe presidentja Vjosa Osmani ka hapur llogari në Threads.

Llogaria e saj u verifikua menjëherë si zyrtare.

Ajo nuk ka grumbulluar akoma shumë ndjekës, meqë numri i abonentëve po shkon gradualisht duke u rritur në mbarë botën.

Threads është rrjet social i ngjashëm me Twitterin, ku përdoruesit mund të postojnë gjëra të ndryshme.