Presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë princeshës Kate

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi kjo e fundit njoftoi se është diagnostikuar me kancer.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani i dërgoi lutje dhe urime nga Kosova.
“I uroj princeshës së Uellsit shërim të shpejtë dhe të plotë. Dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova” shkroi Osmani.
Princesha Kate zbuloi sot se gjatë kohës sa ka qenë larg vëmendjes mediatike, ishte në fakt duke u përkujdesur për shëndetin e saj.
“Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, dhe William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë. Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më është dashur kohë të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim” tha ajo.
Në janar, Kate iu nënshtrua një operacioni abdominal, që në atë kohë nuk u parashikua të ketë kancer./Indeksonline/