75 Mall Live Search
19:46 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / G T

Presidentja Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve për Lojërat Olimpike Dimërore

Presidentja, Vjosa Osmani sot ka pritur në zyrën e saj dyshen skiatore, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj.

Në këtë takim, presidentja ia dorëzoi flamurin e Republikës së Kosovës dy skiatorëve, shkruan Indeksonline

“Sot ua dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë me dinjitet në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, me besim, përkushtim dhe krenari për shtetin tonë”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale

Kujtojmë që Lojërat Olimpike Dimërore fillojnë nga data 6 shkurt deri më 22 shkurt./Indeksonline/