75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / H F

Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara dhe e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike.

“Javën e kaluar, në pritjen vjetore për korin diplomatik, shpreha mirënjohjen e popullit tonë ndaj miqve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

Statusi i plotë i Osmanit:

Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike dhe duke ndërtuar partneritete të forta anembanë botës.

Javën e kaluar, në pritjen vjetore për korin diplomatik, shpreha mirënjohjen e popullit tonë ndaj miqve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.