75 Mall Live Search
22:37 / E Martë, 14 Maj 2024 / MSH

Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është liderja më e besuar në rajon.

Të dhënat e nxjerra nga organizata amerikane IRI (International Republican Institute), kanë renditur presidenten Osmani lart në listën e liderëve rajonal.

68 për qind e të anketuarve nga kjo organizatë kanë deklaruar se kanë besim ndaj presidentes Osmani, teksa 66 për qind e tyre kanë besueshmëri ndaj institucionit të Presidentes.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, deklaroi se “presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit”.