75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 22 Maj 2025 / A. M.

Presidentja Osmani merr pjesë në darkën shtetërore në Zvicër: Ngrihet dolli për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në darkën shtetërore të organizuar nga presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe Këshilli Federal zviceran. Në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Zvicër.

May be an image of 6 people
May be an image of 10 people
May be an image of 7 people and table

Në një atmosferë miqësore dhe solemne, u ngrit dolli për miqësinë e fortë mes popullit të Kosovës dhe atij zviceran, si dhe për të ardhmen e ndritur të partneritetit mes dy shteteve.

May be an image of 2 people, suit and wedding
May be an image of 2 people

Osmani falënderoi Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe diasporën. /Indeksonline/

May be an image of 7 people