75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 02 Korrik 2024 / A. M.

Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e shkrimtarit, Ismail Kadare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë e pranishme në ceremoninë e varrimit të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

May be an image of 6 people, the Oval Office and text

Lidhur me këtë, Qeveria e Shqipërisë shpalli dy ditë zie kombëtare për nder të të ndjerit Ismail Kadare, shkrimtarit të njohur të letërsisë shqipe, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.

Sipas vendimit i cili u publikua, në datat 2 dhe 3 korrik 2024 në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. 

Një komision i posacëm shtetëror nën mbikëqyrjen e kryeministrit do të merret me organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore. Pjesë e komisionit të posacëm janë 3 ministra, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj drejtori i policisë së shtetit, komandanti i Gardës, por dhe përfaqësues të kabinetit kryeministror.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, të mërkurën, më 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Po kështu në orën 13:00,të 3 korrikut në nderim të tij do të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror do të transmetojë muzikë funebre.

Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.

Po kështu dhe shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit