75 Mall Live Search
22:02 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / A. M.

Presidentja Osmani: Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, si fryma e Lojërave Olimpike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Paris.

“Sonte, në Louvre historik, së bashku me Prindonin ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani, transmeton IndeksOnline.

“Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, siç është edhe fryma e Lojërave Olimpike”, ka shkruar tutje Osmani.

Sivjet, Kosova do të garojë me nëntë sportistë.

Ekipi olimpik i Kosovës do të paraqitet me pesë xhudistë, një boksiere, një atlete dhe me dy notues.