75 Mall Live Search
12:25 / E Premte, 24 Tetor 2025 / S Z

Presidentja Osmani nderon Marieluise Beck-un për kontributin e saj ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pasur një mbrëmje të veçantë në Berlin, së bashku me mërgatën kosovare.

Gjatë ngjarjes, presidentja Osmani i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck, për siç thuhet, kontributin e saj të palëkundur dhe mbështetjen ndaj popullit të Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Znj. Beck është një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”,  theksoi Osmani, duke vlerësuar përkushtimin e saj ndaj vendit dhe komunitetit kosovar në diasporë.