75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / MSH

Presidentja Osmani në iftar me KFOR-in turk

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur mbrëmë për iftar nga KFOR-i turk.

Bashkë me ushtarët qindra ushtarë të tjerë, Osmani thotë se Turqia është një prej shteteve me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it, raporton Indeksonline.

“Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.

Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falenderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë” shkroi Osmani në facebook.

Në iftar morën pjesë edhe ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili, si dhe komandanti gjeneral i KFOR-it, major gjeneral Özkan Ulutaş./Indeksonline/