75 Mall Live Search
18:02 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / A. M.

Presidentja Osmani në Kanada, pjesë e forumit të sigurisë – “Halifax”

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka arritur në Kanada. Ajo po merr pjesë në “Halifax international security forum”.

Presidentja e shtetit është parë në takim edhe me raportuesin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, shkruan Indeksonline

Kujtjojmë se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu siç raportoi dje Indeksonline, ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Kanada, ajo do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera.

Së bashku me Osmanin aty janë edhe dy ministrat e Qeverisë “Kurti”, kryedipomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. /Indeksonline/