75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 06 Maj 2021 / A. M.

Presidentja Osmani nënshkruan marrëveshje të grantit me USAID-in amerikan!

Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht USAID-i kanë nënshkruar sot një marrëveshje për grante.

Kësisoj, presidentja, Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett kanë bërë amandamentimin e Marrëveshjes së Grantit me USAID.

Takimi ndodhi në kabinetin e Presidentes Osmani. /Indeksonline/