Presidentja Osmani ngushëllon familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të z. Ali Sadriu
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ali Sadriu, ish-Ministër i Financave, ish deputet në dy mandate dhe ish-Drejtor Ekzekutiv i QKUK-së.
Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në shërbim të institucioneve të vendit dhe i palodhur në përkushtimin ndaj qytetarëve do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm.
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Ali Sadriun!

