75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / A. M.

Presidentja Osmani: “Open-Ballkan” i padrejtë, Kosova është pro procesit të Berlinit!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka ritheksuar se “Open-Ballkani” është në favor të madh të Serbisë, e jo të Kosovës. Sipas saj, vendi ynë është pro procesit të Berlinit.  

Këto deklarata e para e shtetit i dha gjatë një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

“Kjo iniciativë (Open Ballkan) e filluar në Novi Sad që ka ndryshuar emrin disa herë. Nuk është ndërtuar në parimet themelore të parimit ndërfqinjësor.

Trajtimi i barabartë i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Derisa Serbia nuk e trajton shtetin tonë si shtet të barabartë, sikurse shtetet e tjera, natyrisht ne shohim se një iniciativë të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë për ekspansion të interesave të saja hegjemoniste që këto ditë po quhen me togë fjalëshin “Bota serbe”.

Procesi i Berlinit i vetmi proces ku shtetet tona vërtet shtyhen përpara dhe intensifikon raportet tona me BE-në”, ka thënë ajo. /Indeksonline/