Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka parakaluar para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Aty pas pak do bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”.
Në ceremoni janë të pranishëm po ashtu kryetarë komunash, përfaqësues diplomatikë, ministra dhe deputetë.
Gjithashtu, pjesë e aktivitetit janë edhe familjet e dëshmorëve, përfshirë familjen e Adem Jashari.
Më poshtë mund t’i shihi pamjet.

