75 Mall Live Search
13:54 / E Martë, 22 Korrik 2025 / A. M.

Presidentja Osmani paralajmëron adresim në Gjykatën Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media të zhvilluar sot në orën 16:00, do ta njoftojë opinionin se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet deri fundjavën, ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime ligjore, thonë burime të Indeksonline.

Në njoftim thuhet se kjo konferencë u organizua pa zbuluar më shumë detaje për arsyet, por theksohet rëndësia kushtetuese për funksionimin e institucioneve.

“Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë fundjavës nuk ka marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi gjykatës…”, thonë burime brenda presidencës.