18:42 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Presidentja Osmani për fitoren e Akilit: Bravo që po e ngrisni Republikën drejt majave të Olimpit xhudist

Akil Gjakova e ka përfunduar në mënyrën më të mirë performancën në Kampionatin Evropian që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Ai sot fitoi medaljen e artë, shkruan IndeksOnline.

Presidentja Vjosa Osmani e uroi atë për titullin si kampion i Evropës.

Ajo tha se sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

“I artë dhe Akili jonë!

Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.

E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.

Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.

Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist! ??”, shkroi ajo./IndeksOnline/