75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / k.v

Presidentja Osmani përfundon konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale nuk caktohet sot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbyllur sot takimet konsultative me partitë politike në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Gjatë takimit të zhvilluar në Presidencë, Presidentja Osmani ka dëgjuar me vëmendje qëndrimet dhe propozimet e përfaqësuesve të subjekteve politike lidhur me afatet më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit zyrtar, në ditët në vijim, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve lokale, në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Konsultimet janë zhvilluar në një atmosferë bashkëpunuese, ku shumica e partive kanë shprehur gatishmëri për mbajtjen e zgjedhjeve në periudhën e propozuar, ndërsa pritet që shumë shpejt të publikohet edhe dekretimi zyrtar i datës së votimeve.