Presidentja Osmani po angazhohet për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar Qendrën e Vaksinimit, shkruan Indeksonline.
Osmani tha se në atë vend po jepet mesazh i shpresës që edhe pandemisë do ti vije fundi.
Po ashtu, ajo u shpreh që edhe personalisht është duke u angazhuar për të siguruar vaksinat kundër Covid-19.
“Në këtë vend ku jepet mesazh i shpresës qe edhe pandemisë do ti vijë fundi. Shumë e lumtur që ka filluar vaskinimi. Deri më tani po shkon gjithçka në mënyrë shembullore. Falënderoj stafin shëndetësor po organizojnë këtë proces shumë të mirë. Ne te vazhdojmë ti respektojmë të gjitha masat për të na mbrojtur nga kjo pandemi.
U informova lidhur me regjistrimin dhe dua të ikurajoj të gjithë të kryejnë vaksinimin. Për fat të keq numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh, prandaj duhet një kujdes më i madh prej nesh. Jemi duke punuar që të arrijnë edhe vaksina tjera sa më parë të jetë e mundur. Puna dhe angazhimi nuk do të mungojnë në asnjë moment”./Indeksonline/
