75 Mall Live Search
18:35 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

Presidentja Osmani pret komandantin e FSK-së, diskutojnë për sigurinë në vend

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar këtë të marte komandantin Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani dhe Jashari “diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend, poashtu edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”.

Vlen të theksohet se presidentja Osmani ka zhvilluar një mori takimesh së fundmi, të cilat kryesisht janë të lidhura me zhvillimet e fundit në veri të vendit. /IndeksOnline/