Presidentja Osmani pret sot në takim kryediplomatin e Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, po qëndron për vizitë në Kosovë, për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.
E gjatë ditës së sotme ai do të takohet dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e presidencës thuhet se takimi pritet të fillojë në orën 13:00.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan”, thuhet në njoftim.
Ndryshe gjatë ditës së sotme ministry i Jashtëm i turqisë Hakan Fidan do të takohet dhe me kryeministrin e vendit Albin Kurti si edhe me ministren e Jashtme Donika Gërvalla.