75 Mall Live Search
20:32 / E Martë, 17 Mars 2026 / MSH1

Presidentja Osmani pritet për iftar në Gjakovë

Presidentja Vjosa Osmani sonte ishte për iftar në qytetin e Gjakovës, ku nikoqir ishte ish-luftëtari i UÇK-së, ish-eprori i FSK-së, Fazli Hoxha.

Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe personalitete të tjera dhe familjarë të dëshmorëve.

Fazli Hoxha ka shkruar në “Facebook” se ishte kënaqësi të prisnin në Gjakovë për iftar presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se gjatë këtij iftari ndanë momente bashkëbisedimi për situatën në vend, perspektivën për të ardhmen, forcimin e institucioneve dhe ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë.

“Në një atmosferë të ngrohtë ndamë momente bashkëbisedimi për situatën në vend, perspektivën për të ardhmen, forcimin e institucioneve dhe ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë. Mirënjohës për këtë bashkëbisedim miqësor dhe për angazhimin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoxha.