75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / b l

Presidentja Osmani priti homologun hungarez, Tamás Sulyok

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Takimi mes homologëve u zhvillua në objektin e Presidencës së Kosovës, ku përfaqësuesit e mediave u lejuan të realizonin pamje vetëm në fillim të takimit.

Pas përfundimit të takimit nuk është paralajmëruar mbajtja e ndonjë konference për media.