75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / A

Presidentja Osmani reagon ashpër pas rrëmbimit të shtetasit kosovar nga Serbia: Krim dhe provokim i rëndë ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rrëmbimit të shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga autoritetet serbe.

Osmani ka theksuar se Vukashinoviq është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar rastin si një krim dhe provokim të rëndë nga Serbia, transmeton Indeksonline

“Përtej faktit se ku ka ndodhur, kjo është një tentativë vrasjeje e institucioneve të Serbisë ndaj Kosovës. Është një krim dhe provokim i rëndë që tregon se Serbia vazhdon të veprojë kundër sovranitetit tonë,” ka deklaruar Presidentja.

Sipas saj, që nga momenti i incidentit, ajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e QUINT-it dhe me institucionet vendore për të ndjekur rastin nga afër.

Presidentja Osmani po ashtu ka bërë të ditur se i plagosuri nuk është lejuar të vizitohet nga ambasadori i Kosovës në Serbi, duke e quajtur këtë një tjetër shkelje të rëndë të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kjo është një shkelje flagrante dhe përpjekje për të frikësuar qytetarët tanë. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë akt”, ka theksuar Osmani. /Indeksonline/