Presidentja Osmani reagon për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti në një fshat të Graçanicës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reguar për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti në një fshat të Graçanicës.
Osmani, përmes një postimi në facebook është u shprehë që ndjehet e tmerruar nga ky rast.
“E tmerruar dhe e indinjuar nga vrasja brutale e gruas M.Zh. nga duart e bashkëshortit të saj në Gushtericë të Poshtme në komunën e Graçanicës. Mizori të tilla që po vazhdojnë të atakojnë shoqërinë tonë nuk duhet të tolerohen.
Ky akt mizor nuk është një incident i izoluar, por një veprim shqetësues i dhunës ndaj grave që kërkon veprim të menjëhershëm dhe vendimtar.
Institucionet e drejtësisë duhet të sigurohen që nëpërmjet zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve të denimeve t`i japin fund femicidit. Fatkeqësisht, shohim tepër shpesh raste kur dhunuesit lirohen me denime shumë më të ulëta sesa ato që parashihen me ligj’, ka shkruar Osmani.
Ndërsa i ka shprehur ngushëllime të thella familjes së viktimës.
“I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës dhe jemi përkrah të gjithë atyre që kanë humbur familjaret e tyre për shkak të femicidit.
Të gjithë duhet të jemi një, derisa asnjë grua të mos ketë frikë për jetën e saj!”, ka thënë tutje Osmani.