Presidentja Osmani shkon në Brezovicë, mirëpritet nga drejtori legjitim, Sasha Ilic

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, kanë përzgjedhur që këtë të shtune të qëndrojnë në Brezovicë.
Në foton e publikuar nga faqja “Brezovica.info”, shihet presidentja Osmani dhe Sadriu nën shoqërimin e drejtorit të ski qendër Brezovica, Sasha Ilic.

Kujtojmë se ky i fundit është emëruar nga institucionet e Republikës së Kosovës. /Indeksonline/
