12:00 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / A. M.

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi.

Ngushëllimi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot, kinematografia shqiptare mbeti pa aktorin e madh, ikonën Mirush Kabashi.

Ai kombinoi për mrekulli karizmin, mjeshtërinë dhe përkushtimin, duke prekur thelbin e emocioneve njerëzore me një finesë të pashembullt dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike.

Secila paraqitje e tij ishte mishërim i angazhimit pasionant dhe të palëkundur ndaj artit.

Ai ishte zëri artistik edhe i Kosovës me vargjet kushtuar sakrificës dhe luftës për liri e pavarësi.

Trashëgimia nga magjia skenike e paraqitjeve të tij do të jetë kujtesë e jona e përhershme!

Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!

I përhershëm qoftë kujtimi për Mirush Kabashin!