Presidentja Osmani shtron Darkën e Lamës për Shtëpinë e të Moshuarve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar sot Darkën e Lamës për Shtëpinë e të Mshuarve në Prishtinë.
Në këtë darkë, Osmani ka thënë se duke shtruar sofrën me të moshuarit, tregohet solidariteti për të gjithë brezat pqë mblodhen bereqetet e tokës.
“Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t’ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta.

Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.
Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë” deklaroi Osmani.
Presidentja u shoqërua në këtë darkë nga bashkëshorti i saj, Prindoni.

