75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / k.v

Presidentja Osmani takim kokë më kokë me presidentin bullgar Radev (Video)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të presidentit Rumen Radev.

Presidenti bullgar e priti homologen kosovare  me një ceremoni zyrtare  para Katedrales së Shën Aleksandër Nevskit.

Të dy presidentët parakaluan me ndërime para  Gardës së Nderit, kurse presidentja Osmani-Sadriu, vendosi kurorë lulesh pranë monumenti të Ushtarit të Panjohur, raporton BTA.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, presidentët Radev dhe Osmani-Sadriu, janë duke zhvilluar një takim kokë më kokë, e më pas do të ketë bisedë  ndërmjet delegacioneve zyrtare.

 Krerët e të dy shteteve do të diskutojnë çështjet e agjendës dypalëshe dhe rajonale, perspektivën evropiane të Kosovës dhe mënyrat për të nxitur bashkëpunimin në ekonomi, investime, energji, transport, turizëm, arsim, shkencë dhe kulturë./rtk/