75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / A. M.

Presidentja Osmani takim me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë: Synojmë thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Gjatë vizitës zyrtare në Japoni, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Kryetari i Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga. Në këtë takim u riafirmua përkushtimi i ndërsjellë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Osmani vlerësoi lart mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë thelbësore për përparimin demokratik dhe zhvillimin institucional të vendit.

“Riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta,” deklaroi Presidentja Osmani pas takimit.

Ajo shtoi se synimi i institucioneve të Kosovës është që bashkëpunimi me Japoninë të ngrihet në nivele edhe më të larta, duke promovuar interesa të përbashkëta në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe teknologjinë. /Indeksonline/

May be an image of 7 people and people studying