75 Mall Live Search
16:04 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Presidentja Osmani takohet me Xhaferoviqin, mbështet integritetin territorial të Bosnjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, në kuadër të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Osmani tha se me Xhaferoviqin pati një bisedë të thellë miqësore, përfshirë edhe temën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“U nënvizua mbështetja e Kosovës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin për agjendën tonë të përbashkët euroatlantike” ka shkruar presidentja në Twitter.