75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / LB

Presidentja Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, të cilin e uroi për detyrën, duke e vlerësuar kontributin e forcës shumëkombëshe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurtë në Kosovë.

Duk e përmendur rolin e KFOR-it që prej vitit 1999, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mision paqeruajtës ka kontribuuar jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në projekte të ndryshme infrastrukturore, sikurse edhe në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë. Më tej, Presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në nivel të KFOR-it me FSK-në, duke ritheksuar  synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Ndërkaq gjeneralmajor Kajári ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.