75 Mall Live Search
13:19 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / OSH

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Libanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur aktivitetet në kuadër të Konferencës së Mynihut, shkruan IndeksOnline.

Osmani së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati shprehën vullnetin për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t’i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt.

“Të dy shprehëm gatishmërinë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t’i afrojmë vendet dhe njerëzit tanë.

Dy vendet tona kanë lidhje të mira historike dhe ne ramë dakord t’i avancojmë më tej këto lidhje përmes masave konkrete”, tha ajo./IndeksOnline/