17:38 / E Premte, 16 Prill 2021 / A. M.

Presidentja Osmani u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport.

Presidentja Osmani e uroj z. Davenport për fillimin e detyrës së re në Republikën e Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punë. Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së, duke potencuar se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë.

Ndërkaq z. Davenport uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit me ç’rast shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar në të gjitha fushat.