75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 28 Prill 2022 / MSH

Presidentja Osmani uron Abazoviçin: Do të forcojmë partneritetin tonë!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Dritan Abazoviçin për pozitën e tij të re udhëheqëse në Malin e Zi, atë të kryeministrit.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se shpreson në partneritet të fuqishëm mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe se është e sigurtë që Abazoviç do ta udhëheqë shtetin malazez drejt BE-së.

“Urime Dritan Abazovic për zgjedhjen tuaj si kryeministër i Malit të Zi. Jam i sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt BE-së. Së bashku ne do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt. Urime!” ka shkruar Osmani.

Abazoviç është shpallur sot kryeministër i Malit të Zi, me një dominim të votave pro kandidaturës së tij.

Kështu, ai bëhet kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi./Indeksonline/