10:42 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

Presidentja Osmani uron festën: Të kemi besim që Bajramin tjetër që festojmë me prezencë fizike te të afërmit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, shkruan IndeksOnline.


Ajo tha se esenca e kësaj feste është solidariteti.


Osmani uroj që në Bajramin tjetër qytetarët të kenë mundësi që të festojnë pranë miqëve e të të afërmve.


Postimi:

Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni.


Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.
Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.


Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare!
Me fat Fitër Bajrami