75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Presidentja Osmani vizitën e parë e bën nesër, shkon tek varri i Ibrahim Rugovës

Ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani sot mori detyrën e të parës së shtetit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Osmani nesër do të filloj me vizita si presidente e vendit, transmeton Indeksonline.

Ajo nesër në ora 09:00 do të vizitoj varrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Hashim Thaçi sot dha dorëheqje pasi ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Ish-presidenti u nis sot për në Hagë të Holandës./Indeksonline/