17:52 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / LB

Presidentja për shkarkimin e Dakes: Askush nuk me zmbrapsë me kërcënime në Gjykatën Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani u është kundërpërgjigjur kritikave për shkarkimin e ish-kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Edhe pse në raportin zgjedhor të BE-së është thënë qe shkarkimi i Valdete Daka ka qe ë i jashtëligjshëm, Osmani për këtë është përgjigjur duke thënë se ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën.

Osmani tha se askush nuk mund ta kërcënon për dërgim në Gjykatën Kushtetuese, pasi që tha se është e përkushtuar në pavarësinë e institucioneve të vendit.

“KE edhe këtë vit e konfirmon se situata në veri të vendit është sfidues për krimin e korrupsionin. Jam e kënaqur që zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat dhe më të demokratike në rajon, e lumtur që vlerësimi me punën e KQZ është pozitive. Presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues i KQZ dhe ky vendim ka qenë në përputhje të plotë me ligjin e Kushtetutën”.

“Mua nuk mund të më zbrazë askush me kërcënime ne Gjykatën Kushtetuese dhe do të jem e pa kompromis në pavarësinë e institucioneve në vend”.