Presidentja pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për zhvillimet në Veri

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian”, thuhet në njoftimin e presidencës.