20:08 / E Premte, 06 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Presidentja reagon pas plagosjes në Shtërpcë: Autori të vihet përpara drejtësisë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi diten e sotme në Shtërpcë.

Ajo e ka cilësuar si të patolerueshëm aktin e plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë, teksa tha se autori duhet të vihet para drejtësisë.

Osmani tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’iu ofrohet ambient i qetë dhe i sigurt.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”, është shprehur Osmani

Reagimi i plotë:

Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë.

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.