19:19 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / Gj. Sh

Presidentja takohet me kryeministrin holandez: Diskutuan për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të saj

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në margjinat e Samitit për Ukrainën.

“Diskutime gjithnjë përmbajtjesore me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka shpërndarë edhe disa fotografi me Rutten.