Presidentja takon sërish Escobarin, nuk jep shumë detaje

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot sërish me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“U takuam sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi.
Met today with 🇺🇸 DAS Gabriel Escobar on his final day in 🇽🇰. I expressed our unwavering comittment to the Kosovo-U.S. relationship & look forward to increasing cooperation on areas of shared interest. pic.twitter.com/yv6NsczYUE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 2, 2022