75 Mall Live Search
16:21 / E Martë, 24 Qershor 2025 / MSH

Presidentja uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë

Me rastin e ditës së komunitetit egjiptian, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, dhe përfaqësues të komunitetit egjiptian.

Presidentja Osmani uroi të gjithë qytetarët e komunitetit egjiptian për këtë ditë të veçantë dhe theksoi rëndësinë e vazhdueshme të kontributit të tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Ajo vlerësoi rolin aktiv të komunitetit egjiptian në jetën institucionale të vendit, si dhe përkushtimin e tyre për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Në këtë ditë simbolike, presidentja riafirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim, si pasuri e përbashkët e shtetit tonë.